Ndërsa Klodi po bënte dush, Elijona iu afrua duke debatuar me të.
Dyshja pati një përplasje të ashpër, duke ngritur zërin njëri-tjetrit.
Elijona e akuzonte Klodin se po mundohej të përplaste situata me të, ndërsa Klodi i kujtonte Elijonës se e kishte quajtur “fake”.
Elijona tha: “Unë të thashë, më lër sepse dua ta shijoj, pse po kapesh me zor, ti vazhdove.
Tash po më thua mua ‘ti do të kapesh me mua’?
Po jo o njeri, boll më!
Ti u mundove të më kapësh mua tri herë sot pas darke.” Elijona vazhdoi: “Tri herë u mundove.
U mundove për sinqeritet, u mundove më pas për çakmak”.
Klodi ngriti zërin nga mllefi dhe i tha: “Kush u mundua për çakmak? Çka je duke folur, pse rren?”.
Elijona iu kujtua: “Me Elijonen mos bërtit”.
