Përparim Rama merr masa të menjëhershme pas rrëshqitjes së dheut në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dal në vendin ku gjatë së dielës ka rrëshqitur dheu në rrugën “Don Shtjefën Kurti” dhe ka njoftuar se ka marrë masa të menjëhershme ndaj zyrtarëve përgjegjës.

Rama ka kërkuar pezullimin e inspektorëve të përfshirë në këtë rast, deri në përfundim të hetimeve.

Ekipet e Kryeqytetit dhe Policia janë në terren për të monitoruar situatën.


- Advertisement -

Prokuroria është thirrur të nisë procedurat hetimore.

Kryetari ka paralajmëruar masa të rënda nëse konstatohen shkelje, duke përfshirë largim nga puna dhe ndjekje penale.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *