Mbrëmja e sotme e Big Brother VIP Albania nisi me një paraqitje të veçantë nga Aris, i cili solli një atmosferë të ndjeshme me këngën e tij “Nan”.
Kënga, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest, u prezantua si momenti kryesor i hapjes së mbrëmjes.
Pas performancës, moderatori Ledion Liço e përgëzoi Arisin dhe i dha urimet për suksesin në përfaqësimin e vendit në skenën ndërkombëtare.





