Përballja finale për titullin e kampionit të Kosovës në basketboll fillon këtë fundjavë

Përballjet finale për titullin e kampionit të Kosovës në basketboll nisin këtë fundjavë në palestrën ‘Minatori’.

Kampioni në fuqi, KB Trepça, do të përballet me skuadrën prizrenase KB Bashkimi për një sfidë emocionuese.

Këta dy emra të mëdhenj të basketbollit në Kosovë u takuan edhe në finalen e edicionit të kaluar, ku mitrovicasit triumfuan me rezultat 4:2 në seri.


- Advertisement -

Kampioni do të shpallet pas katër duelesh, me tifozët që presin për emocione të forta.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *