Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë për siç tha papërgjegjësinë dhe mungesën e seriozitetit të Qeverisë së Kosovës përballë krizës së rëndë ekonomike që po godet çdo familje në vend.
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohej për rritjen e çmimit të naftës, shërbimeve, tatimeve dhe inflacionit, Kryeministri, ministrat dhe deputetët e shumicës parlamentare bojkotuan për një pjesë të konsiderueshme të saj.
Ky veprim përbën një shpërfillje të hapur ndaj qytetarëve që çdo ditë po përballen me rritje të kostos së jetesës dhe varfërim në rritje.
PDK njëherësh i bën thirrje Qeverisë që urgjentisht të hartojë dhe të zbatojë një pako emergjente për përballimin e krizës ekonomike, e cila duhet të përfshijë masa konkrete për uljen e barrës financiare ndaj qytetarëve, mbështetje për familjet dhe bizneset. “Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për veprime të menjëhershme”.
