PDK e falënderon Albin Kurtin për ftesën për takim dhe përmbajtjen e dialogut politik

Partia Demokratike e Kosovës e ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për ftesën për takim dhe rithekson se mbetet e hapur për komunikim dhe dialog politik sa herë që kjo i shërben stabilitetit institucional dhe interesit të vendit.

Në njoftimin dërguar mediave, PDK tha se është e domosdoshme të pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës së Kushtetuese deri më 31 mars për të qartësuar hapat e mëtejmë institucionalë.

PDK beson se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është mënyra më e përgjegjshme për të garantuar stabilitet politik në vend.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *