Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2026.
Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Arian Tahiri gjatë seancës plenare për buxhetin 2026, kritikoi qeverinë për mosreflektim dhe ndryshim të këtij projektligji.
Ai tha se PDK-ja tërheq amendamentet që ka propozuar, dhe në këtë mënyrë, sipas tij, partia nuk mbështet buxhetin e këtij viti.
Ndërsa Jehona Lushaku – Sadriu, shefe e grupit të LDK-së, ka deklaruar se nuk e votojnë buxhetin, nëse nuk shtohen 21 amendamentet e tyre.
Ajo kërkoi që amendamentet e propozuara të hidhen në votim, sepse përndryshe nuk e votojnë shqyrtimin e dytë.
Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
