Partia Demokratike e Kosovës tash e disa ditë po zhvillon aksione para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe të zhbllokohet procesi i konstituimit të Kuvendit.
Këtij aksioni, mëngjesin e sotëm i janë bashkuar edhe deputetët e Aleancës, raporton Zeri.info.
Ky aksion është në shenjë proteste për mosthirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.
Kujtojmë se të dielën, PDK-ja i ka dërguar letër kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, ku i kërkohet thirrja e vazhdimit të seancës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





