Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se priten reshje lokale shiu sot dhe gjatë ditës së premte, si rezultat i një mase ajrore më të lagësht dhe jostabile.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 1°C deri në 12°C.
Nga e hënë pritet një stabilizim relativ, megjithatë, disa zona pritet të kenë reshje lokale të shoqëruara me riga të dobëta shiu.
Në viset malore priten reshje bore për shkak të masave të ftohta ajrore nga veriu.
Fermerët rekomandohen të marrin masa si krijimi i shtresës mbrojtëse me tym për të mbrojtur kulturat nga ftohja.
Zbatimi i këtyre masave mund të zvogëlojë dëmet dhe të ruajë prodhimin bujqësor.





