Njohësi i sportit, Arben Zeqiri, ka folur për përballjen e Kosovës ndaj Turqisë, duke dhënë parashikimin e tij për formacionin dhe strategjinë e lojës.
Sipas tij, Milot Rashica dhe Edon Zhegrova nuk pritet të jenë në formacionin startues. ‘Mendoj se nuk do të startojnë as Rashica, as Zhegrova.
Trajneri do t’i planifikojë për pjesën e dytë, kur rezultati është në pikëpyetje.
Ata, me aftësitë individuale, e mposhtin çdo kombëtare,’ tha Zeqiri në “Edicionin Special”.
Duke folur për mesfushorin Florent Muslija, Zeqiri e cilësoi atë si “trurin” e ekipit dardan.





