Parashihen reshje shiu dhe era e veriperëndimit në Kosovë: Moti për sot

Sot pritet të nisë me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa gjatë ditës pritet që vranësirat të dendësohen.

Si rezultat i këtyre ndryshimeve, pritet të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike në disa zona të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 14 deri në 18 gradë Celsius.


- Advertisement -

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra për sekondë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *