Organizata e Veteranëve të UÇK-së përkujton dëshmorët e marsit në Kosovë

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përkujtuar të gjithë dëshmorët e vendit që ranë në muajin mars, gjatë luftës së fundit me okupatorin serb.

OVL e UÇK-së thotë se në muajin mars, toka e Kosovës u përflak nga sakrifica dhe qëndresa, u shkruan me gjak faqet më të lavdishme të historisë. “Lavdia e tyre është themel i lirisë sonë”, shkruan OVL e UÇK-së.

Kjo organizatë “i përkujton përjetësisht këta dëshmorë dhe do të vazhdojë gjithmonë të ruajë dhe të mbrojë vlerën e luftës së lavdishme të UÇK-së, që sakrifica e tyre të mbetet dritë udhërrëfyese për brezat që vijnë”.


- Advertisement -

Këta janë emrat e bijve dhe bijave tona që me jetën e tyre vulosën rrugën e lirisë: lista e emrave të dëshmorëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *