Policia ka zhvilluar sot një operacion policor në Prizren kundër fajdesë, duke arrestuar një person të dyshuar dhe duke shpallur në kërkim edhe katër të tjerë.
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, më 16 mars 2026 realizoi një aksion policor pas hetimeve intensive ndaj pesë personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me fajdenë.
Të dyshuarit me inicialet B.K., GJ.K., E.K., E.K. dhe E.R. dyshohet se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Detyrimi”, të parashikuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas Policisë, ata në mënyrë të vazhdueshme kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde, duke ushtruar presion dhe duke përdorur forma të ndryshme të dhunës.
