Fundjava në Pejë nuk ka qenë e qetë pas raportimit të një laboratori të madh të drogës, ku janë gjetur dhe asgjësuar mbi 90 shkurre kanabisi.
Një person i dyshuar është arrestuar në lidhje me këtë rast.
Gjatë kësaj kohe, zjarrfikësit janë angazhuar në disa intervenime në terren, duke përfshirë edhe djegien e një veture, pa lëndime personash.





