Operacion policor në Pejë: Mallra të kontrabanduara gjetur në shtëpi dhe subjekt afarist

Gjatë kontrolleve në një subjekt afarist dhe në një shtëpi banimi në Pejë, Policia e Kosovës ka zbuluar dhe konfiskuar një sërë mallrash të kontrabanduara.

Në subjektin afarist u gjetën 684 cigare elektrike, 1400g duhan i grirë, 94 shije për cigare elektrike, 1016 filtra për cigare elektrike, 8kg shije për shisha, 6675 cigare të llojeve të ndryshme dhe 94 cigare PURO.

Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarve u konfiskuan cigare të kontrabanduara të llojeve të ndryshme – 38200 copë, filtrat për cigare elektrike ishin 36200 copë, ndërsa filtrat për shishë elektrike ishin 853 copë.


- Advertisement -

Mallrat e konfiskuara vlerësohen të jenë rreth 30.000 euro.

Prokurori ka vendosur të procedohet kallëzim penal për dy personat për veprat penale “Tregtia e ndaluar” dhe “Kontrabandimi i mallrave”.

Aksioni u realizua në bashkëpunim me autoritetet tatimore dhe doganore të Kosovës.


- Advertisement -