Operacion kërkim-shpëtimi për dy turistë gjermanë në malin e Çikes pranë majës së Qorres

Dy turistë gjermanë kanë lëshuar sinjalin SOS në zonën e malit të Çikes, pranë majës së Qorres.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit është organizuar një operacion kërkim-shpëtimi.

Në terren janë nisur efektivët e forcës speciale Delta Force, shërbimet e Policisë së Vlorës, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM), si dhe një infermier, të cilët po ngjiten drejt vendndodhjes së turistëve.


- Advertisement -

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej turistëve ka pësuar probleme shëndetësore ose mund të jetë dëmtuar gjatë lëvizjes në terrenin e vështirë.

Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar mbi gjendjen e tij.

Operacioni i shpëtimit vijon, ndërsa priten informacione të tjera për ecurinë e ndërhyrjes dhe gjendjen e dy turistëve.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *