Me përfundimin e numërimit të rreth 30 për qind të kutive të votimit, janë publikuar shifrat e para edhe për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbardh Salihu.
Deri në këtë fazë të procesit zgjedhor, Salihu ka arritur të sigurojë rreth 1200 vota. Ky rezultat paraqet një fillim sfidues për ish-fituesin e Big Brother, i cili këtë herë po garon për një ulëse në Kuvendin e Kosovës nën siglën e LDK-së.
Pas publikimit të rezultateve paraprake, Salihu ka reaguar përmes një mesazhi, ku ka theksuar përkushtimin e tij politik, duke shkruar:
“Do të vazhdoj të kontribuoj me zemër për vendin tim dhe atë vetëm përmes LDK-së. Respekt”
Procesi i numërimit të votave po vazhdon, ndërsa pritet që rezultatet përfundimtare të ofrojnë një pasqyrë më të qartë mbi ecurinë e garës elektorale dhe mbështetjen që kandidatët kanë marrë nga qytetarët.

