North West e surprizon të gjithë me bizhuteritë e reja të stolisura me diamante

- Advertisement -

Kim Kardashian është përkujdesur që vajza e saj 12-vjeçare, North West, ta nisë Vitin e Ri me stil.

Për Krishtlindje, ajo e ka surprizuar North-in me bizhuteri unike të stolisura me diamante, të realizuara në bashkëpunim me draguljarin e njohur Alex Moss New York.

North ka marrë disa copë bizhuterish të personalizuara, mes tyre edhe një varëse mbresëlënëse me formë kafke, e cila vetëm ajo përmban mbi 100 karatë diamante.

- Advertisement -

Brendi Alex Moss New York ka realizuar për North-in tri pjesë unike.

Ajo ka treguar varësen e re në një video në TikTok, duke kombinuar stilin e saj me xhaketën kamuflazhi blu, fund të zi plis dhe parukën blu elektrike.

North është një ikonë e modës, e cila ka një stil të guximshëm dhe është e sigurt në veten e saj, ndryshe nga kritikat që mund të ketë përjetuar mbi pamjen e saj.

- Advertisement -