Noah Schnapp feston diplomimin e tij në një ceremoni të veçantë

Noah Schnapp po fillon një kapitull të ri në jetën e tij pasi u diplomua në Universitetin e Pensilvanisë, një nga universitetet prestigjioze që bën pjesë në grupin Ivy League.

Ylli 21-vjeçar i serialit Stranger Things ndau këtë javë në Instagram disa fotografi nga ceremonia e diplomimit me 26 milionë ndjekësit e tij.

Ai dukej shumë i lumtur me kapelen dhe mantelin e zi të diplomimit, ndërsa pozonte në një foto së bashku me prindërit e tij, Karine dhe Mitchell Schnapp, si edhe me motrën e tij binjake, Chloe.


- Advertisement -

Një tjetër fotografi tregonte aktorin duke qëndruar përpara skenës së ceremonisë, i rrethuar nga shokët e klasës.


- Advertisement -