Njoftim: Mbyllet përkohësisht rruga ‘Xhevë Lladrovci’ në Ferizaj për rikonstruksion

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se, për shkak të punimeve për rikonstruktimin e rrugës “Xhevë Lladrovci”, kjo rrugë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim.

Sipas njoftimit, mbyllja do të jetë në fuqi nga 27 gushti deri më 1 shtator 2026.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarëve u është kërkuar të përdorin rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur në terren.


- Advertisement -

Komuna ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për pengesat e përkohshme që mund të shkaktohen gjatë realizimit të punimeve.

Sipas Komunës së Ferizajt, punimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira e më të sigurta për qarkullim.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -