Fazli Nrecaj, që nga 7 tetori i vitit të kaluar po vazhdon të jetë në arrati.
I njëjti është i dyshuar në rastin e 500 kilogramëve narkotikë.
E për kapjen e tij po punohet intensivisht.
Kështu deklaroi për Klankosova.tv Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi iu bëri thirrje edhe qytetarëve që të bashkëpunojnë me autoritetet. “Personi në fjalë është në kërkim, lidhur me dyshimet për veprat e përmendura më lart.
Për rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përgjegjëse.
Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Njëkohësisht, Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e personit në fjalë, të njoftojnë Policinë në numrin 192 ose në stacionin më të afërt policor”, deklaroi Bytyqi për Klankosova.tv.
Derisa sot në media, sot u raportua se 46-vjeçari po lëviz i armatosur në fshatin Matiqevë dhe përreth duke krijuar shqetësim edhe tek qytetarët.
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për drogë
