Nikollë Rradaçi, 57-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mesditën e kësaj të diele në Durrës, është dyshuar të ketë deklaruar se ishte i dehur në momentin e aksidentit dhe se nuk mban mend asgjë nga ngjarja.
Ai ka shprehur tronditjen për pasojat e rënda, duke thënë: ‘Me vrisni.
Nuk meritoj të jetoj.
Dua të vras veten. Çfarë të them!?
Ka ngelur gjë për të thënë më!?
Jam i tronditur.
Nuk mbaj mend asgjë.
Mora në qafë fëmijët’.
Sipas burimeve, 57-vjeçari ishte bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e zonës, të cilët kishin bërë disa herë ankesa në polici për drejtimin e automjetit me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur.





