Nicki Minaj po jep mbështetje për një tjetër projekt të madh të lidhur me lëvizjen MAGA.
Reperja foli të mërkurën, më 28 janar, në Trump Accounts Summit në Uashington D.C., ku vlerësoi nismën e presidentit Donald Trump për krijimin e llogarive të investimit për foshnjat e lindura në Shtetet e Bashkuara.
Minaj planifikon të kontribuojë mes 138 mijë dhe 276 mijë euro për këto llogari të ashtuquajtura ‘Trump Accounts’. ‘Unë jam ndoshta fansja numër një e presidentit dhe kjo nuk do të ndryshojë,’ u shpreh Minaj, 43 vjeçe, para të pranishmëve, pasi Trump e ftoi atë dhe biznesmenin Kevin O’Leary në skenë. ‘Urrejtja apo çfarëdo që thonë njerëzit nuk më ndikon aspak.
Përkundrazi, më motivon edhe më shumë ta mbështes.
Dhe do të na motivojë të gjithëve që ta mbështesim edhe më fort.’
