Ngjarje tragjike në Londër: Shqiptari 22-vjeçar goditet me thikë dhe humb jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në jug të Londrës, ku 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi u godit me thikë dhe humbi jetën.

Loriku u gjet i plagosur në Hesterman Way të dielën dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, vdiq në spital.

Lidhur me rastin tragjik ka folur bashkëvendasi i tij, Sabri Agimi, në emisionin ‘Kosova Today’, ku tha se ngjarja duket të ketë qenë fatkeqësi. ‘Të dhëna se si ka shkuar deri aty dhe pse kanë ndejtur deri në ora një e gjysmë, për besë nuk di, por aq sa mund të di sipas gjasave është sikur thuhet edhe shprehja, në vendin e gabuar, në momentin jo të duhur, po shihet më shumë si rastësi, sesa si rast me prapavijë,’ tha ai.


- Advertisement -

- Advertisement -