Ngjarje tragjike në Gjakovë: Person i dërguar për trajtim mjekësor pas sulmit me mjet të mprehtë

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar se një person i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

I lënduari është fillimisht dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), pastaj në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku ka humbur jetën.

Hetimet tregojnë se rreth orës 02:20, pas një mosmarrëveshjeje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë, viktima është sulmuar me mjet të mprehtë nga një person tjetër i moshës madhore.


- Advertisement -

Njësitë policore kanë reaguar menjëherë, duke filluar një hetim për rastin “Vrasje”.

Dy persona të dyshuar janë identifikuar dhe njëri prej tyre është ndaluar për 48 orë.

Policia po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *