Ngjarje tragjike në Fier: 36-vjeçari humb jetën në një aksident bujqësor

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Peshtan Bregas të Fierit, ku një 36-vjeçar i identifikuar si Hamza Duraj, ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore.

Raportohet se i riu kishte dalë për të punuar tokën me frezë, kur dyshohet se është penguar aksidentalisht dhe ka rënë në tokë.

Në ato momente, mjeti bujqësor i ka kaluar sipër trupit, duke i shkaktuar plagë fatale dhe vdekje të menjëhershme.


- Advertisement -

Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët, të cilët ishin shqetësuar, pasi ai nuk po u përgjigjej thirrjeve telefonike.

Ata kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe ambulanca, e cila e ka transportuar 36-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë që në vendin e ngjarjes.

Aktualisht, trupi ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal Fier, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Më pas, familjarët do të tërheqin trupin për të kryer ceremoninë mortore gjatë ditës së nesërme.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *