Ngjarje e Rëndë në Modenë: Automjet sulmon këmbësorët, disa në gjendje kritike

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Modenës në Itali, ku një automjet ka hyrë me shpejtësi dhe ka goditur një grup këmbësorësh dhe duke lënduar rëndë disa persona, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm nga autoritetet italiane.

Disa nga të lënduarit ndodhen në gjendje kritike, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë ende në vijim.

Dy nga të plagosurit më rëndë u nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale për amputimin e gjymtyrëve të poshtme, ndërsa një grua 55-vjeçare mbetet në gjendje kritike pasi u shtyp mes automjetit dhe vitrinës së një dyqani.


- Advertisement -

Autoritetet italiane reaguan menjëherë në nivelin më të lartë shtetëror, ndërsa kryeministrja e Italisë anuloi një vizitë të planifikuar jashtë vendit dhe u nis drejt Modenës.

Kryebashkiaku i Modenës deklaroi se autori i dyshuar kishte probleme psikologjike dhe të gjitha indiciet tregojnë për një akt individual të rëndë.

I dyshuari, një 31-vjeçar me shtetësi italiane dhe origjinë marokene, kishte studiuar ekonomi dhe kishte shfaqur probleme të natyrës mendore.

Prokuroria ka nisur hetimet për të sqaruar motivet dhe dinamikën e ngjarjes, ndërsa gjendja e disa prej të plagosurve mbetet ende kritike.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *