Ngjarje e rëndë në Austri: Grua 38-vjeçare e dyshuar se u vra nga ish-bashkëshorti

Një incident i rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Austri.

Një grua 38-vjeçare dyshohet se u vra me dhunë nga ish-bashkëshorti i saj në Sooß, Austri e Poshtme.

Burri i saj 47-vjeçar, nga i cili ishte e ndarë, dyshohet për krimin dhe është në paraburgim.


- Advertisement -

Trupi i gruas u gjet në kopsht të shtëpisë me plagë nga thika dhe armë zjarri, ndërsa një pistoletë 9 mm është gjetur si mundësi armë vrasjeje.

Sipas mediave austriake, motivi i vrasjes mbetet ende i paqartë.

Autopsia është urdhëruar për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *