Ishte rreth orës 3 të mëngjesit të 6 janarit, kur një zhurmë e papritur e zgjoi një banor të Çifllakut të Rahovecit.
Pas 10 minutash, uji fillimisht pushtoi katin e parë të shtëpisë, ndërsa më pas edhe kati i dytë.
Xhelal Sahitaj, i cili kishte ardhur nga Gjermania për pushim, qëndroi i ngujuar për 5 orë në katin e dytë, duke pritur që situata të normalizohej.
Familja e tij u evakuua me ndihmën e autoriteteve lokale pasi uji përmbyti shtëpinë e tyre.
Nëna e tij u dërgua për trajtim mjekësor pasi u plagos në rrëzimin e saj.
Ky incident nuk është i pari për Sahitajn, i cili ka përjetuar një situatë të ngjashme edhe në vitin 2021.
Ai shpreh shpresën për një kompensim më të madh dhe masat e duhura për të parandaluar rikthimin e kësaj tragjedie.
