Platforma e transmetimit Netflix po punon për zhvillimin e dy serialeve të reja të frymëzuara nga drama e njohur kriminale ‘Peaky Blinders’.
Një nga projektet do të përqendrohet në personazhin e Duke Shelby, djalit të Thomas Shelby, i cili do të portretizohet nga Jamie Bell.
Seriali zhvillohet në periudhën e pasluftës, disa vite pas ngjarjeve të serialit origjinal, dhe do të ndjekë ngritjen e Duke dhe rolin e tij në zhvillimin e mëtejshëm të perandorisë kriminale të familjes Shelby.
Steven Knight, krijuesi dhe shkrimtari i shfaqjes dhe filmit, tha se është i emocionuar për këtë epokë të re të ‘Peaky Blinders’ në fillim të viteve 1950.
Kastit iu bashkohen Jamie Bell dhe Charlie Heaton.
Detajet për serinë e dytë janë ende të paqarta, përveç faktit që ajo do të zhvillohet gjatë viteve 1950.
