Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë operacionet ushtarake me gjithë forcën deri në eliminimin e kërcënimit dhe arritjen e objektivave të luftës.
Reagimi i tij vjen pas vrasjes së dy zyrtarëve të lartë iranianë, Majid Khadami, kreu i departamentit të inteligjencës së Gardës Revolucionare, dhe Athar Bakri, komandant i Degës 840 të Forcës Quds.
Në një postim në rrjetin social X, Netanyahu theksoi se Izraeli do të veprojë me vendosmëri ndaj çdo individi apo strukture që kërcënon sigurinë e vendit. “Ata që punojnë për të vrarë qytetarët tanë dhe që drejtojnë terror kundër Shtetit të Izraelit, gjaku i tyre është mbi kokat e tyre.
Ne veprojmë me forcë dhe vendosmëri kundër kujtdo që përpiqet të na dëmtojë”, tha ai.
