Nëna e Edon Zhegrovës entuziazmohet për ndeshjen historike të Kosovës

Sanije Zhegrova, nëna e futbollistit kosovar, Edon Zhegrova është shprehur e entuziazmuar lidhur me ndeshjen e sotme historike të Kosovës.

Në emisionin “Kosova Today”, nëna e Edonit, i cili feston sot ditëlindjen, ajo tha se sot uron që të kremtohen dy festa. “Emocionet janë paksa të përziera, emocione krenarie, dashurie, sidomos në këtë ditë të veçantë, në finalen historike të mbarë kombit shqiptar”, tha Zhegrova.

Zonja Sanije u shpreh shumë optimiste për fitoren e Kosovës ndaj Turqisë.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *