Negociatori kryesor i Iranit, kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, është deklaruar të hënën lidhur me negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përfundimin e luftës dhe zgjidhjen e çështjes së Ngushticës së Hormuzit.
Ai ka thënë Teherani është i përgatitur për çdo opsion. “Forcat tona të armatosura janë të përgatitura të japin një përgjigje që jep mësim ndaj çdo agresioni.
Ne jemi të përgatitur për çdo opsion.
Ata do të habiten”, ka deklaruar ai.
Ghalibaf, i cili shërbeu si negociator kryesor në bisedimet muajin e kaluar me SHBA-në në Islamabad të Pakistanit, është kritikuar nga iranianët e linjës së ashpër në javët e fundit për një qëndrim gjoja të butë ndaj SHBA-së.
Kryetari i parlamentit bëri deklaratën pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump e quajti propozimin e fundit të Iranit “të papranueshëm”, duke thënë se armëpushimi është në “mbështetje masive të jetës”.
