Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tjerë, të hënën paraqitën një panoramë e negociatave me Bashkimin Evropian.
Ministër Shteti dhe Kryenegociatore, Majlinda Dhuka, ka deklaruar gjatë mbledhjes se deri më tani Shqipëria ka marrë 101 kushte për mbylljen e negociatave me BE-në.
Ndër të tjera Dhuka shtoi se në vitin 2026 planifikohet të mbyllen deri në 16 kapituj për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Shqipëria ka marrë vlerësimin pozitiv të Komisionit Evropian.
Nga Shqipëria presin me durim edhe vlerësimin e vendeve anëtare dhe jemi të gatshëm të plotësojmë kërkesat e veçanta që mund të vijnë edhe nga vendet anëtare.
Puna për mbylljen e negociatave është në proces, duke filluar me plotësimin e kushteve për hapjen e kapitujve.
Shqipëria ka përmbushur 24 kushtet e ndërmjetme, duke parashikuar që në vitin 2026 të jetë gati me kushtet për 12-16 kapituj, dhe në 2027 të mbyllë kapitujt e mbetur.
