“Në mes ishte edhe tradhtia” – Alba Pollozhani flet hapur për bashkëjetesën dhe ndarjen nga Lim Hoti

- Advertisement -

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka ndarë detaje të reja rreth marrëdhënies dhe bashkëjetesës së saj me Lim Hotin, gjatë një bisede me disa pre banorëve të shtëpisë.

Alba tregoi se ajo dhe Limi kishin bashkëjetuar deri në muajin shtator, periudhë kur edhe ndodhi ndarja e tyre. Sipas saj, pas ndarjes pati një tentativë rikthimi, e cila rezultoi mjaft problematike.

“Ne kemi bashkëjetuar deri në shtator. Në shtator u ndamë, ndërsa pas ndarjes patëm një rikthim shumë të vështirë, ku në mes ishte edhe tradhtia”, u shpreh Alba.

- Advertisement -

Ajo shtoi se, edhe pse nuk jetonin më bashkë, vazhdonin të kalonin shumë kohë së bashku, duke e përshkruar situatën si një lloj “gjysmë bashkëjetese”.

Po ashtu, Alba tregoi se kishte komunikuar me Limin edhe një natë para hyrjes se saj në Big Brother VIP Kosova, duke lënë të kuptohet se raporti mes tire nuk ishte mbyllur plotësisht.

Nga ana tjetër, Lim Hoti ka mohuar deklaratat e Albës lidhur me marrëdhënien e tire i mënyrën se si ka përfunduar ajo.

Ndërkohë, brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, Lim ka nisur një histori të re dashurie me banoren Dolçe, duke shtuar edhe më shumë vëmendjen dhe diskutimet rreth kësaj situate.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *