Për të gjithë ata që dëshirojnë ta përjetojnë ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe Sllovakisë në një atmosferë elektrizuese, kanë mundësinë që këtë ta bëjnë në sheshin kryesor të Prishtinës, ‘Zahir Pajaziti’.
Gazetarja e Klan Kosovës, Diellza Berisha, përmes një lidhje direkte, raportoi se sheshi është shndërruar në një mini-stadium, duke pritur shumë tifozë shqiptarë që duan ta ndjekin ndeshjen bashkërisht. ‘Shqiptarët sonte në njëfarë mënyre po festojnë dy herë, pasi po luan edhe Kombëtarja e Shqipërisë përballë Polonisë,’ tha Berisha.
Ajo shtoi se ka biseduar me shumë qytetarë, të cilët shprehen me pritshmëri të larta për paraqitjen e Kombëtares së Kosovës dhe janë optimistë se ekipi do të dalë fitues.
