Ndërpritet papritur transmetimi i Big Brother VIP Albania 5 – produksioni sqaron situatën

- Advertisement -

Një situatë e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme gjatë transmetimit të Big Brother VIP Albania 5, duke shkaktuar reagime dhe konfuzion te ndjekësit e formatit.

Abonentët raportuan se të dy kanalet e dedikuara për transmetimin 24-orësh nga shtëpia u bënë të paqasshme, duke sjellë një ndërprerje të plotë të pamjeve. Në vend të transmetimit të zakonshëm, ekranet u shfaqën të zeza, çka ngriti menjëherë pikëpyetje mes publikut, i cili është mësuar me monitorimin e pandërprerë të banorëve.

Pas reagimeve të shumta në rrjete sociale, produksioni reagoi me një njoftim zyrtar, duke sqaruar se ndërprerja erdhi si pasojë e problemeve teknike. Sipas deklaratës, ekipi teknik ka qenë menjëherë në punë për rikthimin e sinjalit dhe normalizimin e transmetimit.

- Advertisement -

“Për shkak të disa problemeve teknike, sinjali nga shtëpia është ndërprerë. Ekipi teknik po punon për rikthimin e menjëhershëm të transmetimit,” thuhet në reagim.

Për të shmangur aludimet mbi ndonjë incident të mundshëm brenda shtëpisë, produksioni theksoi gjithashtu se banorët kanë qenë gjatë gjithë kohës nën monitorim, ndërsa ndërprerja ka prekur vetëm pamjet për publikun.

“Vëllai i Madh ju njofton se banorët janë gjatë gjithë kohës nën monitorimin e kamerave,” përfundon njoftimi zyrtar.

- Advertisement -