Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se nga nesër (më 26 janar), në të gjitha pikat kufitare të Kosovës me Serbinë do të ndërpritet qarkullimi i kamionëve.
Arsyeja e kësaj ndalese janë protestat e shoferëve si rezultat i masave të ndërmarra nga BE për shoferët e kamionëve të rajonit.
Protestat do të mbahen në territorin e Serbisë dhe pritet të zgjasin shtatë ditë.
Këto ndërprerje pritet të ndikojnë në trafikun e transportit dhe mallrave në zonat kufitare të RKS me vendet e rajonit që janë përfshirë në protesta.
Kontaktet për informacion shtesë mund të gjeni në numrat +38345198000, +38345198606 dhe 080050095.





