Ndërmarrja “Trepça” ka nisur një aksion për lirimin e pronës në Mitrovicë të Veriut, duke përfshirë rrënimin e objekteve të ndërtuara pa bazë ligjore.
Gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi, raporton se aksioni vazhdon me mbledhjen e rrënojave nga këto objekte.
Pronarët serbë kanë deklaruar se duhet të kishin negociuar më parë para vendimit për rrënimin e rreth 20 objekteve.





