Nderim i Shemsi Krasniqit në Teatrin Kombëtar të Prishtinës: Kontributi i tij në muzikën urbane të qytetit

- Advertisement -

Në Teatrin Kombëtar të Prishtinës po mbahet një mbledhje komemorative në kujtim të këngëtarit të ndjerë Shemsi Krasniqi, anëtar i grupit Ilirët, i cili la pas një trashëgimi të rëndësishme në muzikën urbane shqiptare.

Familjarë, miq, kolegë dhe artdashës janë mbledhur për të nderuar figurën dhe kontributin e tij artistik.

Mes të pranishmëve, fjalën e mori edhe vokalisti i grupit Minatori, Naser Gjinovci, i cili i pikëlluar kujtoi mikun e tij të ngushtë, Shemin, duke ndarë emocione të forta dhe kujtime personale: ‘E kam vështirë, sikur edhe ju.

- Advertisement -

Mbrëmë isha në një intervistë në një televizion dhe gazetarja më pyeti a di diçka për Shemin.

Thashë di gjithçka, një jetë të tërë e kam kaluar me të, edhe si komshi edhe si koleg në muzikë.

Bashkë kemi bërë absolventiada, mbrëmje të maturës, humorin e përbashkët, gjithçka.

Në fund të emisionit më tha se ka vdekur, thashë ‘nuk di’.

E thirra një mik tonin, në fund doli në fotografi, thashë: lajmet e këqija gjithmonë dalin të vërteta.

Doli i vërtetë.

U preka aq shumë, hyra në një dozë të madhe të mërzisë, vetëm fakti që u përmend vdekja, shuarja e tij’.

Gjinovci vlerësoi gjithashtu kontributin e jashtëzakonshëm të Shemsi Krasniqit në muzikën urbane të Prishtinës, duke theksuar se këngët e tij janë bërë pjesë e identitetit të qytetit.

Ai përmendi hitet e njohura ‘Merita’ dhe ‘Moj Zogo’, për të cilat tha se ‘e kanë shtroj shtresën e asfaltit urban të Prishtinës’.

Në fjalën e tij, ai shtoi edhe një detaj personal për karakterin e Shemit: ‘Shemi nuk ka qenë alkoolist, por me Shemin e kemi pirë një cisternë çaj, e ka pasur shumë merak.

Ka qenë një personalitet, një njeri i rrallë.

Një detaj po e përmendi, një prej karakteristikave, shenjë mbrojtëse identifikuese e Shemit është zëri i tij i vrazhdë.

E mori kur i operoi bajamet, por ishte fat, sepse e fitoi një identitet në këndimin e ti’.

- Advertisement -