Ndalimet për qytetarët e Kosovës në kufirin me Serbinë: Shqetësime dhe rekomandime

Destinacionet e udhëtimeve të qytetarëve të Kosovës mund të jenë të ndryshme, por ndalesat po vazhdojnë të regjistrohen në territorin e Serbisë, ku autoritetet serbe po ndalin qytetarë kosovarë në pikat kufitare.

Arsyeja për këto ndalime, sipas rasteve të raportuara, nuk janë të njëjta, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e veprimit të institucioneve serbe ndaj qytetarëve të Kosovës.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, thotë se këto veprime lidhen me databaza të krijuara ndër vite nga institucionet e sigurisë dhe inteligjencës serbe. ‘Kjo databazë është në targetim nga siguria dhe inteligjenca e Serbisë për ata që kanë lidhje me UÇK-në dhe jo vetëm.


- Advertisement -

Andaj kosovarët duhet ta shmangin këtë territor sepse këto veprime mund të vazhdojnë,’ ka deklaruar Shala.

Nga ana tjetër, juristët vlerësojnë se trajtimi i qytetarëve të ndaluar nuk përputhet me praktikat ndërkombëtare dhe standardet e të drejtave të njeriut.

Avokati Ardian Bajraktari thekson se autoritetet serbe kanë obligim ligjor të njoftojnë familjarët dhe të sigurojnë mbrojtje ligjore për personat e ndaluar. ‘Rregullat dhe ligjet në Serbi parashohin obligimin për të kontaktuar familjarët e personit të arrestuar dhe për t’i mundësuar avokat.

Por në praktikë kjo lë për të dëshiruar,’ ka thënë Bajraktari.

Sipas tij, në rastet kur konstatohet se arrestimi ka qenë i pabazuar, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë kompensim për kohën e kaluar në paraburgim.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *