Ndahet nga jeta gazetarja Shukran Nobërdali-Qyqalla: kontribut i çmuar në gazetarinë kosovare

Gazetarja e njohur e RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla, ka ndërruar jetë sot, pas një karriere të gjatë dhe kontribut të rëndësishëm në informimin publik.

Ajo ishte pjesë e RTK-së që nga themelimi i saj në vitin 1999 dhe u nderua për përkushtimin në emisionin shëndetësor “Medika” për më shumë se dy dekada.

Kolegët e saj e nderojnë për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj.


- Advertisement -

Varrimi do të zhvillohet nesër në Dragodan, Prishtinë.


- Advertisement -