Ndahet nga jeta e re Elfije Sherifi, bashkëpunëtore e Dritës

Ka ndërruar jetë në moshë të re Elfije Sherifi, bashkëpunëtore dhe zëdhënëse për shumë vite e Klubit Futbollistik Drita.

Lajmi është bërë i ditur nga FC Drita, të cilët kanë shprehur dhimbje të thellë për humbjen e saj.

Sherifi ishte një profesioniste e dalluar në fushën e gazetarisë dhe një mbështetëse e madhe e klubit.


- Advertisement -

Nga klubi kanë theksuar se puna, përkushtimi dhe dashuria e saj për Dritën do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve të tyre.

FC Drita ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Sherifi, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën, duke shtuar se në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjes dhe ndajnë dhimbjen me ta.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *