Ndahet nga jeta Drita Kuçi, ish aktivistja dhe e burgosura politike në moshën 69 vjeçare

Në moshën 69 vjeçare, ka ndërruar jetë aktivistja dhe ish e burgosura politike, Drita Kuçi.

Ajo ishte bashkëpunëtore e Ismajl Haradinajt në kuadër të LNÇKVSHJ-së.

Kuçi u dënua politikisht në vitin 1981.


- Advertisement -

Për vdekjen e saj ka shprehur ngushëllime Nasim Haradinaj, duke e kujtuar atë si simbol të rezistencës dhe sakrificës për liri. “Jeta dhe veprimtaria e saj janë dëshmi e sakrificës së brezit që mbajti gjallë frymën e rezistencës dhe idealin kombëtar në kohën kur fjala ‘liri’ paguhej me burg e vuajtje”, ka shkruar Haradinaj.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *