Moti pritet të jetë stabil gjatë fundjavës në Kosovë – Parashikimi i temperaturave

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë fundjavës pritet mot kryesisht stabil, me temperatura pranverore.

Të shtunën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.


- Advertisement -

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 3 metra në sekondë.

Ndërkaq, të dielën pritet mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të mbeten në intervalin 15 deri në 18 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *