Moti për të dielën në Kosovë: Diell dhe nxehtësi e lartë, me temperaturat deri në 36°C

Në ditën e diel do të ketë mot kryesisht të diellshëm dhe shumë të nxehtë në vendin tonë.

Temperaturat minimale pritet të jenë nga 11°C deri në 16°C, ndërsa maksimalet pritet të shkojnë deri në 32-36°C, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.


- Advertisement -

Indeksi UV do të mbetet i lartë, kështu që rekomandohet të shmangni qëndrimin gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme në diell.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *