Moti në Kosovë: Priten reshje dhe ulje temperaturash gjatë javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme priten ndryshime të motit.

Do të ketë reshje bore në viset malore dhe lartësi të mëdha, ndërsa në viset e ulëta priten kryesisht reshje shiu.

Temperaturat minimale do të zbresin në vlera të lehta negative, ndërsa maksimale pritet të arrijnë deri rreth 16 gradë Celsius.


- Advertisement -

Aktivitetet bujqësore do të kenë kushte të favorshme, por për shkak të reshjeve dhe uljes së temperaturave, mund të jenë më të kufizuara në ditët në vijim.

Moti do të jetë vranët me intervale me diell, ndërsa temperaturat priten të lëvizin nga -2 deri 16°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.

Klikoni për më shumë detaje dhe parashikime të motit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *