Në Kosovë, të dielën pritet të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 – 5°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 19 – 23°C.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi 1 – 7 m/s, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.





