Moti në Kosovë për ditën e enjte: diell dhe reshje të izoluara shiu

Në Kosovë gjatë ditës së enjte pritet mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e pasdites disa zona të vendit do të përballen me reshje të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.


- Advertisement -

Edhe pse në disa rajone mund të ketë reshje lokale gjatë pasdites, pjesa më e madhe e ditës do të jetë me mot të qëndrueshëm, i ngrohtë dhe me diell.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *