Sot pritet që moti në Kosovë të karakterizohet kryesisht nga dielli gjatë ditës, me vranësira sporadike në zonat malore.
Temperaturat minimale priten të lëvizin nga -2 deri në 1 gradë Celsius, duke sjellë mëngjes të ftohtë, ndërsa ato maksimale priten të shkojnë nga 8 deri në 11 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi të lehtë, prej 1 deri në 5 metra në sekondë.





